Vendosni fjalën kyçe....

Vizita e Erdogan në Shqipëri, zbulohet axhenda. Rrugët që bllokohen


Presidenti turk Erdogan do vizitojë sot Shqipërinë.

Gjatë qëndrimit rreth 13 orësh në vendin tonë, kreu i shtetit turk do ketë një axhendë të ngjeshur e kjo ka bërë që autoritetete shqiptare të marrin masa të larta sigurie. Për të siguruar Erdogan, do ketë edhe efektivë të gardës turke si dhe oficerë të shërbimit sekret.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, Erdogan do vizitojë Laçin, ku do përurojë banesat e ndërtuara nga shteti turk, për banorët e pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Erdogan pritet të mbërrijë në Rinas rreth orës 9 e 20 të mëngjesit të sotëm e më pas rreth orës 10 të paradites do jetë në Laç në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Ankaraja zyrtare.

Më pas ai do vizitojë një familje në qytet e pas kësaj, një sheshi në Laç do i vihet emri i presidentit turk. Rreth orës 13:00, Erdogan do mbërrijë në Tiranë ku do ketë një takim me kryeministrin Rama.

Në orën 16:00 pritet të bëhet përurimi i xhamisë së Et’hem Beut, që është riparuar në bashkëpunim me qeverinë turke. Në orën 17:00, shefi i Ankarasë do mbajë një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë ndërsa në orën 18:00 do niset drejt aeroportit të Rinasit.

Gjatë vizitës do ketë disa rrugë të bllokuara në Laç e Tiranë.

Rrugët që do bllokohen

  • Rinasit deri te ‘Ura e Gjoles’ dhe anasjelltas 08:30 – 10:00
  • Vorë-Ura e Gjoles dhe anasjelltas 08:30 – 10:00
  • Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas 11:00 – 13:00
  • Vorë-Rinas 11:00-13:00
  • Durrës-Tiranë e Tiranë-Durrës 11:00-13:00
  • Unaza e re dhe vazhdimi i Unazës së Madhe, duke filluar nga nënkalimi i qendrës tregtare Casa Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga ‘Teodor Keko’, në te dy kahet e saj si në hyrje dhe dalje nga Tirana, duke filluar nga ora 11:00-13:30 do ketë bllokim te qarkullimit për të gjitha mjetet.
  • Në unazën e madhe nga mbikalimi i Fabrikës së Miellit deri tek rrethrrotullimi qe te çon në Sanatorium do ketë bllokim te lëvizjes në të dy kahet e unazës duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
  • Në rrugën Interurbane kryesore Elbasan-Tiranë dhe të gjitha rrugët e tjera dalëse për në Unazën e Madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranës, do ketë gjithashtu bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.
  • Në rrugën e Elbasanit, rrugën 3 ‘Vëllezërit Kondi’, rrugën ‘Arben Broci’, rrugën ‘Faik Konica’, rrugën ‘Dervish Hima’, rrugën ‘Asim Zeneli’, rrugën ‘Qamil Guranjaku’, rrugën ‘Ismail Qemali’, rrugën ‘Papa Gjon Pali II’, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, do ketë bllokim të qarkullimit për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
  • Në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh W Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, Blv. ‘Bajram Curri’, rrugën ‘Myslym Shyri’, rrugën 28 ‘Nëntori’ do ketë bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri në orën 16:30.
  • Në rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh W Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, rrugën e Elbasanit dhe Blv. ‘Bajram Curri’, do ketë bllokim dhe kufizime të lëvizjes për të gjitha mjetet nga ora 16:30 deri në orën 18:00.
  • Nga ora 17:30 deri në orën 18:30, do ketë bllokim të lëvizjes për të gjitha mjetet në hyrje dhe dalje për në rrugën e Elbasanit, unazën e madhe, rrugën Teodor Keko, autostradën Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë, Vore-Rinas, ura e Gjoles-Rinas.
  • Nuk do lejohet pushimi dhe qëndrimi i asnjë mjeti, përfshi edhe TAXI apo mjetet e subjekteve që kanë parkime të rezervuara në rrugët si më poshtë vijojnë, përjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policisë se shtetit, në rrugën Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga ‘Teodor Keko’, Unaza e Madhe, rruga e ‘Elbasanit’, rruga ‘Ismail Qemal’i, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh W. Bush si dhe rrugë te tjera që afektohen nga kufizimet për qëllime sigurie në rrugëkalimin e Delegacionit të Presidentit Turk.