Vendosni fjalën kyçe....

2832 të infektuar në 24 orë e 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar buletinin me të dhënat e përditësuara nga pandemisë ku vihet re një dyfishim i rasteve nga raportimi i fundjavës.

Në 24 orët e fundit janë kryer 8,746 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2832 qytetarë, në këto bashki:

1,156 në Tiranë, 183 në Shkodër, 133 në Durrës, 130 në Fier, 107 Vlorë, 96 në Gjirokastër, 90 në Elbasan, 78 në Lushnje, 56 në Pogradec, 54 në Lezhë, 52 në Korçë, 50 në Berat, 47 në Sarandë, 46 në Kamëz, 33 në Vorë, 31 Krujë, 30 në Kurbin, 28 në Tepelenë, Kuçovë, 27 në Mirditë, 24 në Kavajë, 22 në Mallakastër, 21 në Peqin, 20 në Gramsh, 19 në Vau i Dejës, Mat, Patos, 18 në Skrapar, 16 në Kukës, 14 në Pukë, 12 në Malësi e Madhe, Dibër, Memaliaj, Devoll, 11 në Tropojë, Shijak, Belsh, 10 në Libohovë, 9 në Selenicë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, 8 në Fushë-Arrëz, 7 në Dimal, 6 në Divjakë, Himarë, 5 në Has, 4 në Prrenjas, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Permet, Kelcyrë, 2 në Dropull, Maliq, 1 në Bulqizë, Klos, Cërrik.

Janë 22,022 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 90 vjeç, një qytetar 69 vjeç nga Konispoli, një qytetar nga Burreli 71 vjeçe, një qytetar nga Rrogozhinë 75 vjeç, një qytetar nga Tepelena 81 vjeç.

Janë shëruar 1,732 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 211,187 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Janar 2022)

Raste të reja ditore      2,832
Të shëruar në 24 orë      1,732
Të shtruar në spitale       130
Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore            8,746

Testime totale        1,589,635
Raste pozitive          236,486
Raste të shëruara       211,187
Raste Aktive              22,022
Humbje jete                3,277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10,566
Fier               1,700
Elbasan           1,633
Durrës            1,565
Shkodër          1,442
Vlorë              1,329
Gjirokastër       996
Lezhë               800
Berat                764
Korçë                784
Dibër                233
Kukës                210