Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Shqipëria i ka bërë detyrat për çeljen e negociatave, të mos mbetet penge i lojërave të vendeve të treta


Zv.kryeministri Ahmetaj pohoi në konferencës për shtyp me ministren gjermane Luhrmann se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat për sa i përket çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Ai theksoi se Tirana po mbetet peng i vendeve të treta në këtë drejtim.

Më tej numri dy i qeverisë shtoi se shpreson që në gjashtë muajt e ardhshme të bëhet çelja formale e negociatave.

“Ndava me ministren shqetësimin që kryeministri Rama dhe qeveria kanë për vonesën për hapjen formale të negociatave me BE. Shqipëria vijon të referojë një mbështetje në të gjitha sondazhet për procesin e integrimit. Në emër të kryeministrit dhe qeverisë i shpreh keqardhjen ministres se ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Nuk ka asnjë vend anëtar të BE që të ngre një problematikë me Shqipërinë që pengon hapjen formale të negociatave. Komisioni ka 3 vite rresht që konfirmon se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë. Besoj që në 6 muajt e ardhshme të kemi hapjen formale të negociatave. Sigurisht ashtu si KE e ka vlerësuar, hapja e negociatave është bazuar në meritat individuale ku Shqipëria i ka plotësuar detyrat. Grupi negociator punon çdo ditë. Unë në këtë këndvështrim e ndava me ministren falenderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani perëndimor të mos lihet si një vakum e mundësi të lojërave të aktorëve të tretë që nuk ndajnë të njëjtat parime si partnerët tanë strategjikë.” – tha Ahmetaj.