Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari, ku një autobus me nga Kosova është përplasur me një kamion që transportonte dru.
Mediet lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 në unazën e Kyustendilit. Drejtuesi i kamionit po përpiqej t’u bënte sinjal përdoruesve të tjerë të rrugës se një pemë kishte rënë në rrugë por nuk ia doli ta bënte paralajmërimin në kohë. Autobusi e goditi kamionin dhe kamioni u hodh nga rruga.
Drejtuesi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminim mjekësor. Ndërkohë 29 nga pasagjerët, 6 prej të cilëve janë fëmijë janë vendosur në një dhomë komunale me ngrohje.