Një atentat është bërë sot në Tiranë. Shënjestra e tij ka qenë Lulzim Masha, administrator i institucionit arsimor privat ‘Wilson’.
Ngjarja ka ndodhur te nënkalimi i Liqenit të Thatë, ku ndaj mjetit të Mashës është qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se 63-vjeçari Masha po udhëtonte i vetëm me mjetin e tij tip ‘Mercedes-Benz’. Nga të shtënat nuk ka të lënduar thuhet në njoftimin e policisë. Autori dyshohet se është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi
“Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.”