Vendosni fjalën kyçe....

BE paralajmëron pandeminë e dyfishtë: Përveç Covid po rikthehet gripi sezonal, të bëhen vaksinat ndaj tij e të mos hiqen kufizimet


Përhapja e gripit në të gjithë Evropën ka ngjallur shqetësime në lidhje me rrezikun e një ‘pandemie të dyfishtë’ të zgjatur, pasi shkalla e lartë e transmetimit të Covid ngre frikën për shtimin e presionit mbi sistemet shëndetësore evropiane tashmë të tejngarkuara.

Një kombinim i bllokimeve Covid, mbajtjes së maskave të detyrueshme dhe kërkesave për distancim social në të gjithë kontinentin ndihmuan në zhdukjen pothuajse të gripit dimrin e kaluar, thanë ekspertët.

Megjithatë, ECDC beson se zbutja e kufizimet do të ccojnë në një rigjallërim të rasteve të gripit. Organizata evropiane ka raportuar se virusi i gripit po përhapet në të gjithë kontinentin me një ritëm shumë më të lartë se sa pritej.

Duke folur për Reuters, eksperti i gripit i ECDC, Pais Penttinen, shprehu ‘shqetësim të madh’ për gripin pasi vendet ‘kanë filluar të heqin të gjitha masat’.

Heqja e kufizimeve të Covid para fundit të pranverës mund të çojë në një zgjatje të pandemisë së dyfishtë me Covid dhe grip përtej majit, sipas ECDC, duke vënë presion shtesë mbi shërbimet shëndetësore.

Shqetësimet janë përkeqësuar nga varianti i gripit që është bërë dominues këtë sezon, pasi virusi H3 i A zakonisht shkakton raste të rënda të sëmundjes tek pacientët e moshuar, duke ndikuar potencialisht në normat e shtrimit në spital.

Mes numrit të rasteve të gripit, Franca ka parë tashmë tre rajone të shpallin një epidemi gripi, sipas të dhënave të Ministrisë Franceze të Shëndetësisë, me departamentin që paralajmëroi se ‘ka ende hapësirë ​​të madhe për përmirësim’ në marrjen e vaksinave kundër gripit për të kufizuar ndikimin e Covid.