Vendosni fjalën kyçe....

Flamur Noka: Komisioni i Rithemelimit do hyjë në zgjedhjet e pjesshme lokale


Deputeti i PD-së Flamur Noka në intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Noka tha se Komisioni i Rithemelimit do të konkurrojë me kandidatët më të spikatur në zgjedhje lokale dhe do të fitojë.

Sot në Republikën e Shqipërisë janë pesë bashki, në të cilat kryetarët ose janë shkarkuar ose rasti i Rrogozhinës që ndërroi jetë, po janë gjashtë ose janë jashtë afateve kushtetuese në mandat. Duhen bërë zgjedhje për të zgjedhur përfaqësues në krye të tyre. Është Bashkia e Dibrës, është Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina dhe Lushnja. Se çfarë do bëjë presidenti apo institucionet e tjera për datën e zgjedhjeve është çështje e tyre.

Ajo që mund të them është se PD, Komisioni Rithemelues ka marrë vendim, ne do jemi në zgjedhje me kandidatët më të spikatur që kanë demokratët në bazë. PD me këto kandidatë do jetë fituese në shumicën e gjashtë bashkive. Ne nuk braktisim demokratët, për të mbrojtur pluralizmin dhe për t’u përballur me këtë regjim. Ne nuk bëjmë pazar me demokratët, ne do jemi së bashku me ta përballë regjimit e do të fitojmë”, deklaroi Noka.