Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj: Ndarja me Berishën e ka bërë Bashën më të fortë, është i vendosur të udhëheqë partinë


Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë për “Frontline” në News 24 deklaroi se Lulzim Bashën e ka bërë më të fortë ndarja me Sali Berishën.

Më tej nënkryetari i Kuvendit tha se grupimi i Berishës mendoi se do e frikësonin e Bashën dhe ai do ikte por janë befasuar që kanë gjetur një njeri rezistent.

Gjekmarkaj tha se një njeri që nuk ka frikë është i vendosur të udhëheqë partinë.

Ndarja me Berishën e ka bërë Bashën më të fortë dhe më të vetëdijshëm , më cilësor në raport me kohën. Është vërtet momenti final i ndarjes nga e shkuara. Kanë menduar se do të frikësohet se do të ikë, por janë befasuar se kanë gjetur një njeri rezistent që nuk ka frikë. Një njeri që nuk ka frikë është i vendosur ta udhëheqë partinë drejt fitores”-tha Gjekmarkaj.