Vendosni fjalën kyçe....

Gjenerali i lartë amerikan preket nga Covid, i kishte bërë të treja dozat


Gjenerali Mark Milley, shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe po punon nga largësia, ka njoftuar Pentagoni.

Milley rezultoi pozitiv të dielën dhe ‘po përjeton simptoma shumë të lehta dhe mund të kryejë të gjitha detyrat e tij jashtë zyrës’, tha në një deklaratë të hënën zëdhënësi i Stafit të Përbashkët, kolonel Dave Butler.

Gjenerali ‘mori vaksinat Covid-19 duke përfshirë edhe dozën përforcuese’, shtoi Butler. Të gjithë shefat e tjerë të përbashkët rezultuan negativë, përveç njërit, por ai nuk e zbuloi se cili.

Ngjarja e fundit publike e Milley ishte funerali i javës së kaluar i gjeneralit në pension, Raymond Odierno, në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, ku ai ishte në kontakt me Presidentin Joe Biden.