Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli thotë se edhe 4 doza vaksinë nuk mbrojnë mirë ndaj Omicron


Një dozë e katërt e vaksinës kundër koronavirusit tregoi efikasitet në rënie kundër variantit Omicron, sipas një prove të kryer në Izrael, me një nga studiuesit kryesorë të saj që tha se imunizimi ‘nuk është aq i mirë’.

Një studim që përfshiu 154 punonjës në Qendrën Mjekësore Sheba pranë Tel Avivit zbuloi se një dozëë e katërt e vaksinës Pfizer dha mbrojtje të pakët kundër llojit Omicron në krahasim me mutacionet e mëparshme.

Një grupi të veçantë prej 120 vullnetarësh iu dha gjithashtu një dozë e katërt e vaksinës Moderna pas tre dozave me Pfizer, por përgjigja e tyre imune ishte e ngjashme.

“Ne shohim një rritje të antitrupave, më e lartë se pas dozës së tretë. Sidoqoftë, ne shohim shumë të infektuar me Omicron që morën dozën e katërt.” – tha Gili Regev-Yochay, një nga studiuesit kryesorë në eksperiment, duke shtuar se ndërsa ‘vaksina është e shkëlqyer kundër llojeve Alfa dhe Delta’, për Omicron ‘mbrojtja nuk është mjaft e mirë’.

Pavarësisht gjetjeve të reja, zyrtarët izraelitë të shëndetësisë kanë vazhduar tashmë me dozat e katërta për të moshuarit, personat me imunitet të dobët dhe punonjësit mjekësorë duke nisur nga fillimi i këtij muaji.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani