Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas zgjedhjes së maltezes së Roberta Metsolës si Presidente e Parlamentit Europian.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka përcjellë urimet e tij ndaj Metsolës për detyrën e re.
“Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian!
Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.
Jam besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane dhe forcimit të demokracisë, përfshirë dhe në të gjitha vendet e zgjerimit.”- shkruan Meta.
Metsola është gruaja e parë në 20 vjet ose e treta në histori që e mban këtë post. Po ashtu ajo është edhe presidentja më e re në moshë e Parlamentit Europian.