Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja gjermane për Ballkanin e Hapur: Duhet të përfshihen të gjashtë vendet, të jetë i hapur për të gjithë


Ministrja gjermane Anna Luhrmann po deklaruar sot se Berlini i mbështet nismat e bashkëpunimit rajonal.

Gjatë një konference të përbashkët me zv.kryeministrin Ahmetaj, ajo tha se Procesi i Berlinit është një nga prioritetet e qeverisë gjermane.

Po kështu ministrja gjermane tha se bashkëpunimi rajonal duhet të përfshijë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne përshëndesim angazhimin rajonal mes kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe e kuptoj mjaft mirë dëshirën e tyre për të bërë përpara në këtë proces. Këtu është e qartë që rruga duhet të ndjekë kursin e bashkëpunimit të gjashtë vendeve dhe procesi duhet të vijojë të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjithë. Ndaj lipset që të bëhet progres në plan veprimin e vitit 2020 të miratuar në Sofje drejt një tregu të përbashkët rajonal dhe katër lirive themelore. Qarkullimi i lirë i personave, mallrave, shërbimit e kapitalit është me rëndësi maksimale për mbarë rajonin.” – tha ndër tjera ministrja gjermane.