Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje mes deputetëve të PD-së, Sula: Shyqyr që ishin dyert e blinduara se në 8 janar do bëhej kasaphanë


Deputetët e Partisë Demokratike, Edmond Spaho, dhe Dashnor Sula, janë përplasur me njëri tjetrin në  emisionin “Log”, teksa po diskutonin mbi përjashtimet nga grupi parlamentar i PD-së dhe protestën e 8 janarit.

Sula deklaroi se nëse nuk do të ishin dyert e blinduara, protestuesit më 8 janar do të kishin mundur të hynin brenda në seli duke bërë kasaphanë.

Pjesë nga debati:

Dashnor Sula: Pas datës 8 janar i gjithë opinioni publik e di. Nga ai moment që të arrihet të përplasen vëllezër me vëllezër nuk ka bërë vaki kurrë të thërritet.

Edmond Spaho: Deri dje thonit policia e krimit…

Dashnor Sula: Shyqyr që ka qenë ajo derë se ti s’do flisje këtu sot. Do ishte kasaphanë aty brenda.

Edmond Spaho: Do vriteshin deputetë?

Dashnor Sula: Jo ti, po njerëzit e tuaj të karikuar do të vrisnin Lulzim Bashën

Edmond Spaho: Bashën e mbron garda.

Dashnor Sula: Para se të shkoje në foltore i merrje ti vendimet, për Kullurin e të tjerë

Edmond Spaho: Asnjë nuk kam përjashtuar. Flasim edhe për djegien e mandateve

Dashnor Sula: Të vish të sulmosh selinë me të gjitha mjetet e dhunshme.