Vendosni fjalën kyçe....

Roberta Metsola zgjidhet presidentja e re e Parlamentit Evropian pas vdekjes së Sassolit – Gruaja e tretë në histori që mban këtë post


Parlamenti Evropian ka zgjedhur avokaten konservatore malteze Roberta Metsola si presidente pas pas ndarjes nga jeta të presidentit, David Sassoli. Metsola është gruaja e parë në 20 vjet që mban këtë post.

Metsola ka qenë ushtruese e detyrës së presidentit që nga vdekja e paraardhësit të saj David Sassoli, të martën e kaluar, pasi cilit ishte nënkryetare.

Sot ajo u zgjodh me një shumicë të qartë prej 458 votash nga 616 vota gjithsej.

Koha e zgjedhjeve megjithatë nuk kishte asnjë lidhje me vdekjen e Sassolit, pasi ai do të largohej në fund të janarit pas mbarimit të mandatit.

Por kush është presidentja e re?

Në moshën 43-vjeçare, Metsola është personi më i ri në histori që mban këtë post dhe gruaja e parë në 20 vjet.

Ajo vjen nga fraksioni konservator i Partisë Popullore Evropiane (EPP), ndërsa Sassoli ishte anëtar i grupimit politik të qendrës së majtë Socialistët dhe Demokratët (S&D).

Gjatë fjalimit të saj, Metsola kaloi nga gjuha malteze në italisht dhe nga anglisht në frëngjisht.

“Ndihem e nderuar nga përgjegjësia me të cilën po më besoni.”– u tha ajo kolegëve deputetë në mbledhjen parlamentare në qytetin francez të Strasburgut.

Ajo dha një paralajmërim se disa forca do të “vazhdojnë të testojnë kufijtë e vlerave dhe parimeve tona evropiane”, duke paralajmëruar se legjislativit do t’i duhet “të luftojë kundër ndjenjave anti-BE, të cilat mbahen kaq shpejt dhe kaq lehtë”.

“Për ata që kërkojnë të shkatërrojnë Evropën, dijeni se kjo shtëpi qëndron kundër jush.”– tha ajo, citon Deutsche Welle.

Metsola ka qenë anëtare e Parlamentit Evropian që nga viti 2013. Si anëtare e Partisë Nacionaliste të qendrës së djathtë të Maltës, ajo ka qenë aktive që në rininë e saj duke bërë fushatë si studente që vendi i vogël ishull të bëhet anëtar i BE-së. Kundërshtimi i saj i fortë ndaj abortit ka tërhequr kritika nga disa kundërshtarë. Si Presidente e Parlamentit Evropian, ajo do të drejtojë aktivitetet e seancave plenare të legjislaturës dhe do të ruajë rendin gjatë seancave. Presidenti gjithashtu u jep fjalën folësve, nënshkruan ligjet dhe zakonisht flet në hapjen e samiteve të BE-së.

Të Gjelbrit, të Majtët dhe fraksionet nacional-konservatore evropiane konservatore dhe reformiste gjithashtu paraqitën kandidatë. Megjithatë, Metsola u konsiderua kryesuese.