Infermierët në Shqipëri për përballen me vonesa në marrjen e pagave të tyre.
Në QSUT janë mbi 1000 mjekë dhe infermierë të cilët ende nuk i kanë marrë pagat, të cilat duhet të merreshin para datës 10 të këtij muaji.
Kjo është bërë e ditur nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, përmes një njoftimi të bërë një ditë më parë për mediet.
“Mos u anko se rrezikon vendin e punës:
Kjo është shprehja më e përdorur mes Infermierëve kudo por më e theksuar në ambjentet e spitaleve shtetërore.
Sot edhe pse data shënon 17 Infermierët e QSUT-së ende nuk kanë marrë pagën e cila duhej të merrej brenda datës 10.
Të mësuar tashmë për vonesat e pagave por sidomos kur vjen muaj Janar ku pagat e tyre mund të merren dhe rreth datës 20 ankohen por të frikësuar mos i dëgjon ndokush.
Kemi frikë të flasim se dhe në çdo turn e dimë që caktojnë nga një spiun apo sidomos kordinatorët e administratorët kaq duan dhe të vjen shkresa për vërejtje, lëvizje nga puna.
Na lëvizin ku të duan pavarsisht sa eksperiencë kemi dhe sa të kualifikuar jemi thonë që kontratën e ke me spitalin thjesht Infermier por pozicionin ja u cakton spitali aty ku sheh që ka nevojë.”– thotë Shoqata e Infermierëve.
Ky fenomen sipas shoqatës ndodh vetëm ndaj infermierëve dhe sanitareve, duke ngritur shqetësimin se disa poste në spitale janë kthyer në monopol nga njerëz që nuk kanë as kualifikimin e duhur, por qëndrojnë me urdhër partie.
“Ky është fenomen që ndodh vetëm ndaj Infermierëve dhe sanitareve pasi postet e tjera drejtuese si kryeinfermierët psh janë bërë poste monopol të individëve të caktuar ku shpesh herë s’kanë as kualifikimin 3 duhur për të qenë në atë post drejtues por miqësi, partia etj i mban aty dhe ata dinë vetëm të japin urdhëra e të bëjnë shkresa pasi kur vjen puna për diskutim ose parashtrimin e një ankese ato as ta marin parasysh duke thënë s’më pyet njeri mua dhe s’kam pse rrezikoj për ty.
E në të gjitha këto ku duket që infermierët janë më të bullizuarit kudo janë thjesht punëtorë për të plotësuar nevojat e spitalit e asgjë më shumë.
Duke punuar pa protokolle, duke punuar të rrezikuar ndaj çdo infeksioni dhe sëmundje, duke u nëpërkëmbur, duke mos u paguar, duke u përdorur politikisht e duke u shfrytëzuar në maksimum sërisht ata kanë frikë të flasin e të ngrihen për veten e tyre.
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë”- thuhet në njoftim.