Në takimin me kreun e PD-së Lulzim Basha, një nga gratë e LDGSH-së ka treguar momente nga protesta e 8 janarit, ku shprehet se kishte frikë për jetën e saj.
Zonja shprehet se e kishte edhe djalin me temperaturë atë ditë, i cili e thërriste për ndihmë, por ajo nuk i përgjigjej dot.
Duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, zonja tha se ai duhet t’i kërkojë falje grave dhe nënave që humbën fëmijët e tyre si pasojë e ngjarjeve të ’97-ës e firmave piramidale.
“E kam pak zërin e marrë nga oksigjeni i asaj dite i gazit, kështu që do të më mirëkuptoni. Dua të tregoj një episod në momentin që u hodh gazi dhe u sulmuam, disa shoqe u përqafuam për të fundit herë dhe thamë a do të dalim apo jo gjallë. Ne flisnim për familjet tona dhe qanim që të gjitha. Atë ditë ka qenë dita më e vështirë e jetës time. Drita ishte e sëmurë, të gjithë ankohenin për njerëzit jashtë. Thërrisnin fëmijët tanë jashtë, por s’dilnim dot sepse s’na lejonin. Na gjuanin me shkopinj, me gurë. Atë e kam ndjerë si momentin më të vështirë sepse s’iu përgjigja djalit tim që e kisha me temperaturë 40. Unë thoja që do të dilnim gjallë, sepse kemi kauzën tonë të fortë. Kishim frikë për të shkuar në shtëpi, sepse nuk kishim mbrojtje. Shoqet tona që ishin jashtë se kishin problem. Ata gjuanin sikur të ishim armiqtë e tyre.
Unë i bëj thirrje patriotit tim, t’i kërkojë falje 300 nënave të Tropojës që janë veshur me të zeza. Duke qenë se jemi mbledhur si gra të na kërkojë falje për veprimet apo mos veprimet e tij që ato gra janë veshur me të zeza. Firmat piramidale që u bënë në kohën e tij, për ’97-ën duhet t’i kërkojë atyre nënave falje. Janë disa gjëra që Sali Berisha nuk i bëri gjatë kohës së vet., ia them emrin pa frikë.
Me veprimet apo mos veprimet e tij s’duhet të vinte të gjuante me gurë e me gaz. Unë i them tërhiqu e demokratët e tjerë të bëhemi bashkë. Nëse ato nuk kanë kurajo të përballen me të gjitha problemet dhe kërkesat e nënave, kauza e tyre është e humbur. Ne kemi një kauzë e do të ecim përpara të gjitha.”- tha anëtarja e PD.