Dinamo ka mposhtur në minutat e fundit të kohës së rregullt Kukësin.
Me këtë fitore “nëndetësja blu” i është larguar përkohësisht zonës së rrezikut të rënies nga kategoria superiore.
Kukësi gjithashtu i largohet edhe më shumë garës për titullin duke u barazuar me Laçin i cili qëndron në vendin e dytë dhe Tiranën kryesuese me 6 pikë larg.
Goli i vetëm i sfidës u shënuan nga Imami në minutën e 89’.