Shkretëtira e Saharasë ka parë shumë ndryshime drastike gjatë mijëra viteve, por reshjet e borës janë ende jashtëzakonisht të rralla.
Ekspertët vërejnë se bora që ka rënë së fundmi është hera e katërt që shihet në 42 vitet e fundit. Bora në Sahara ka rënë më parë në 1979, 2017 dhe 2018.
Shkretëtira e Saharasë, zona më e madhe e thatë e nxehtë në botë, u mbulua të martën me borë për shkak të një dukurie të pazakontë të motit, që ndodhi pranë qytetit algjerian Ain Sefra, sipas Daily Mail.
Dëbora ra në dunat e rërës pasi temperatura e ajrit ra në -3 gradë Celsius gjatë natës.
Ain Sefra, e njohur si ‘porta e shkretëtirës’, ndodhet në një lartësi prej rreth 1000 metra mbi nivelin e detit dhe është e rrethuar nga malet Atlas. Temperatura mesatare në janar këtu është rreth 14°C.
Temperatura jo normale të ulëta gjatë fundjavës u regjistruan edhe në Arabinë Saudite.