Brendësia e shkrirë e Tokës po ftohet më shpejt se sa pritej, gjë që mund ta kthejë planetin në një botë të ftohtë dhe joaktive të ngjashme me Merkurin dhe Marsin më shpejt se sa mendohej më parë, kanë paralajmëruar studiuesit.
Studimi, i botuar në revistën ‘Earth and Planetary Science Letters’, ekzaminoi se si bridgmaniti – minerali kryesor që gjendet në kufirin midis bërthamës së planetit dhe shtresave të mantelit – përcjell nxehtësinë nga bërthama e nxehtë dhe e shkrirë në sipërfaqe.
Studiuesit rrezatuan një kristal bridgmanite me lazer pulsues në një shtypës kudhër diamanti për të simuluar efektet e nxehtësisë dhe presionit intensiv në kufi. Ata zbuluan se shkalla me të cilën minerali përçonte nxehtësinë ishte ‘rreth 1.5 herë më i lartë se sa supozohej’.
Gjetjet nënkuptojnë se ftohja e bërthamës së Tokës po përshpejtohet dhe ajo ‘po bëhet joaktive shumë më shpejt se sa pritej’.
Ftohja e shpejtë nga ana tjetër mund të çojë në një ngadalësim të hershëm të proceseve si tektonika e pllakave, të cilat lidhen me lëvizjet e pllakave të mëdha nëntokësore të përbëra nga korja dhe shtresa e jashtme e mantelit dhe aktiviteti vullkanik.
Ftohja e shpejtë mund të përshpejtohet edhe më shumë në të ardhmen, pasi bridgmaniti i ftohur shndërrohet në një mineral të njohur si post-perovskite, i cili e përcjell nxehtësinë edhe më shpejt.