Vendosni fjalën kyçe....

Kisha i del në krah balerinës që kërceu para saj, ndërsa autoritetet hetojnë (Video)


Policia në qytetin rus Dzerzhinsk ka hapur një hetim lidhur me videon e një gruaje lokale duke kërcyer në tub në një shesh të qytetit përballë një kishe, pasi klipi u bë viral në internet dhe u vu re nga autoritetet.

Alyona Katsan dha shfaqjen e saj në temperaturat e ftohta dhe e publikoi videon në llogarinë e saj në Instagram. Pavarësisht se nuk ka marrë asnjë denoncim zyrtar, policia po heton rastin.

Dzerzhinsk ndodhet afër qytetit të Nizhny Novgorod, rreth 370 kilometra në lindje të Moskës.

Vitin e fundit, një grusht rusësh janë ndjekur penalisht për atë që konsiderohet si sjellje mosrespektuese përpara kishave.

Në tetor, një bloger taxhik dhe e dashura e tij ruse u dënuan secili me nga 10 muaj burg për simulim të seksit oral në një fotografi të bërë jashtë Katedrales ikonë të Shën Vasilit të Moskës në Sheshin e Kuq.

Menjëherë pas kësaj, policët në Shën Petersburg njoftuan se po hetonin modelen e Instagramit Ira Volkova për postimin e fotove lakuriq  përballë Katedrales historike të Shën Isakut të qytetit.

Përkundër zemërimit në internet, kryepeshkopata e Nizhny Novgorod nuk u ankua për rastin në fjalë, duke shpjeguar se nuk shihte asgjë fyese në video.

“Shumë njerëz kërcejnë, a duhet të komentojmë çdo vallëzim? Si ndryshon kjo valle nga një tjetër?” – tha sekretari i shtypit i kishës, Alexey Prestretsov.