Vendosni fjalën kyçe....

Meta: 25 prilli ishte komplot kundër demokracisë, kishte plan për gjakderdhje


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion” ku tha se 25 prilli 2021 ka qenë një komplot kundër demokracisë.

Sipas Presidentit në zgjedhjet e parlamentare ka pasur një plan për gjakderdhje dhe dhunë.

“25 prilli ka qenë një komplot kundër demokracisë. Komplotistët tani janë evidentuar qartë. Në 25 prill ka pasur plan për gjakderdhje dhe dhunë. Jam krenar që falë kontributit tim ky skenar u shmang”, tha Meta.