Presidenti Ilir Meta pas takimit me Taulant Ballën, tha në një prononcim për mediat se nuk ka pasur asnjë ftesë zyrtare për konsultim për partitë politike por ky takim i sotëm ishte një kërkesë për sqarim për shkak të afateve ligjore.
“Nuk ka pasur asnjë ftesë zyrtare për asnjë forcë politike. Për të zgjidhur këtë çështje një herë e mirë ju i dini iniciativat e mia si me KQZ, si me Qeverinë, si me Kuvendin. Nga të gjithë veprimet kam komunikuar me këto institucione, dhe njëkohësisht me Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Lushnjës, për të cilën presim përgjigje përfundimtare brenda ditës së sotme. Nuk ka pasur ofertë për Partinë Socialiste. Sigurisht që ka pasur një kërkesë informale për një konsultë me kryetarin e shumicës në Kuvend, i cili është z. Balla, meqenëse kemi pasur disa dilema të interpretimit të ligjit për datën e zgjedhjeve. Qëllimi im ka qenë që të jap kohën maksimale të 45 ditëve që nuk ka të bëjë me forcat politike por edhe me përgatitjen e procesit pasi bëhet fjalë për 6 njësi që fillojnë në Theth dhe mbarojnë në Lushnjë! Këshilli i Ministrave më njoftoi dje, Gjykata Kushtetuese maksimumi e sjell nesër.”- tha Meta.
Presidenti shtoi se nuk do të konsultojë me partitët politike për datën në zgjedhjet e pjesshme për kryetar. Ai zbuloi 2 datat e propozuara dhe theksoi se fjalën e fundit e ka KQZ.
“Nuk ka arsye për konsultim me partitë politike. Nuk kemi përse të spekulojmë. Ky takim nuk ishte një çështje e rëndësishme që të ftoja Kryetarin e Kuvendit. Kam pasur vetëm një shqetësim se mos i bojkonte shumica. Keni marrë garanci nga shumica. Opozita nuk mund të ankohet nëse jep një ditë më shumë për të hyrë në zgjedhje Zoti Taulant është i madhërishëm është përfaqësues edhe i shumicës, por cakton vendin edhe pakicës .Mora garanci nga Balla, janë të gatshëm në çdo kohë, s’ka pasur ftesë zyrtare për asnjë parti. Dy data janë 27 shkurt ose 6 mars, Meta nuk kërkon datë, por jep një datë dhe më e rëndësishme për Metën është KQZ. Kam komunikuar edhe me KZQ, Kuvendin dhe Këshillin e Ministrave. Raporti im në këtë rast është me qytetarët në bashkitë ku aktualisht drejtojnë njerëz të pavotuar as nga partitë. Nuk kisha më çfarë të prisja pas vendimit të GjK.”- tha presidenti.