Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon pas përplasjeve tek “5 Maji”: Vendi është tronditur nga pamjet brutale, nuk nderojnë asnjë institucion


Në një dalje për mediet, Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestat e zhvilluara ditën e sotme në zonën e “5 majit” dhe tensionet mes policisë dhe qytetarëve.

Meta tha se skenat e dhunshme nuk janë pamje për herë të parë dhe nuk nderojnë as autoritetet shtetërore bashkiake dhe as agjencitë ligjzbatuese. Ai tha se konfliktet zgjidhen vetëm dialog dhe në respekt të ligjit dhe dinjitetit të qytetarëve.

Meta i bëri thirrje institucionit të Avokatit të Popullit që të njihet me të gjitha veprimet që janë kryer dhe të ndajë shqetësimet me institucionet shtetërore.

 “Atëherë dola këtu me kërkesën tuaj edhe pse nuk kenbi qenë të ftuarit e mi sot, në kuptimin e të lajmëruarit për arsye sepse mendova t’ja kushtoja vëmendjen kolegut tuaj, zotit Fevziu, sot në mbrëmje. Por meqënëse kishit ardhur të paftuar, shumë mirë keni bërë, nuk mund të mos dilja përpara jush.

Përpara se të kaloj në çështjen që keni më merak. Kam një shqetësim tjetër, vendi është tronditur nga pamjet e sjelljes brutale e të dhunshme.

Nuk janë pamje për herë të parë dhe të cilat nuk nderojnë as autoritetet shtetërore bashkiake dhe agjencitë ligjzbatuese, çështje dhe konflikte të tilla duhet të zgjidhen me dialog dhe duke respektuar ligjin dhe dinjitetin e qytetarëve. Aq më tepër në kulmin e dimrit. Në këtë rast i bëj thirrje institucionit të Avokatit të Popullit që të njihet me të gjitha veprimet që janë kryer dhe me veprimet e mundsme dhe të ndajë shqetësimet e tij dhe institucionet shtetërore” – tha Meta.