Vendosni fjalën kyçe....

Meta shigjeton Ramën e Bashën: Nuk kam asnjë problem me SHBA-të. Qarqe të ndryshme kanë dezinformuar për Presidentin


Kreu i Shtetit Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Opinion” i është përgjigjur edhe deklaratave të Lulzim Bashës se është në listë për tu shpallur non grata.

Meta ka shigjetuar mbi këto aludime si Kryeministrin Edi Rama edhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Presidenti tha se nuk ka asnjë problem me SHBA-të dhe do ishte i zhgënjyer nëse nuk do ndodhte non grata sa kohë është President.

Non grata? Mua me vjen për të qeshur me këtë çështje. Do te isha i zhgënjyer nëse nuk do të ndodhte sa kohë jam President. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA. Nuk ka paguar asnjeherë as në të bardhë, as në të zezë për të bërë foto me Presidentë të SHBA. Ilir Meta ka zero probleme me SHBA. Ilir Meta ka një raport të parë dhe të shenjtë me Shqipërinë dhe nuk bën asnjë akt që lëndon Shqipërinë. Këtë unë ja u kam bërë të qartë të gjithëve. Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë. Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë. Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër”- deklaroi Presidenti.