Dhjetëra forca policie kanë shkuar në orët e para të mëngjesit në lagjen 5 Maji në Tiranë për të nxjerrë jashtë banorët që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.
Bëhet fjalë për një pjesë banorësh që nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen me bashkinë e Tiranës për prishjen e banesave të tyre në një zonë ku është parashikuar të bëhen disa ndërtime të reja.
Javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka deklaruar se bashkia e kishte arritur marrëveshjen me të gjithë banorët, të cilët do përfitonin banesa në ndërtimet e reja që do bëhen.
Megjithatë një pjesë e banorëve janë shprehur se nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët me bashkinë dhe e kundërshtojnë prishjen e banesave.
*Video Credit: Ervin Goci