Vendosni fjalën kyçe....

Prishjet e banesave te “5 Maji”, Policia procedon 4 shtetas


Policia e Shtetit ka proceduar 4 shtetas pas ngjarjeve të ndodhura në zonën e 5 Majit në Tiranë gjatë aksionit për prishjen e objekteve për procesin e rindërtimit.

Shtetasi E.M është proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” ndërsa shtetasit K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.

Njoftimi i plotë:

Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin e sotëm për prishjen e disa objekteve në zonën e “5 Majit”, një grup banorësh kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:

– E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

– K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Këta shtetas, në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.