Vendosni fjalën kyçe....

Shitjet globale të konjakut po lulëzojnë


Kërkesa për pije alkoolike cilësore ka qenë në rritje, me shitjet e konjakut që u rritën me 30,9% në vlerë dhe 16,2% në vëllim në vitin 2021, tha të hënën Byroja Kombëtare Ndërprofesionale e Konjakut (BNIC).

Sipas raportit, rreth 223.2 milionë shishe janë shitur ‘në një qarkullim prej 3.6 miliardë eurosh, 1.6% më shumë krahasuar me vitin 2019, viti i fundit para krizës shëndetësore.

“Kjo rritje pasqyron një rikuperim të vërtetë të konjakut.” – tha grupi i industrisë në një deklaratë, duke vënë në dukje se shitjet ishin rritur gjithashtu krahasuar me vitin 2019, përpara se të godiste pandemia.

Presidenti i BNIC, Christophe Veral, shtoi se ‘konjaku mbetet i karakterizuar nga një dinamikë shumë e fortë. Kërkesa nuk ka qenë kurrë kaq e rëndësishme në tregjet tona sa këtë vit’.

Raporti tregon se Shtetet e Bashkuara, tregu më i madh i eksportit, blenë 115 milionë shishe vitin e kaluar, me 11% më shumë në krahasim me vitin 2020. Shitjet në Kinë, tregu i dytë më i madh i konjakut, u rritën me 56%, me 34 milionë shishe të dërguara. Shitjet evropiane janë rritur gjithashtu me 8% në 37.1 milionë shishe.

Shitjet e konjakut po rriten në ‘tregje të reja’, veçanërisht në Afrikën e Jugut dhe Nigeri, tha grupi i industrisë.

Në Francë, konjaku gjithashtu shënoi rritje të fortë, i nxitur nga ‘zhvillimi i miksologjisë’, i cili tërheq ‘klientë të rinj në kërkim të produkteve autentike’.