Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim i përgjigjet deklaratave të Bashës për personat non grata: Ne nuk ndajmë informacion me askënd


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është përgjigjur mbi deklaratën e Lulzim Bashës se persona të tjerë do shpallen non grata pas Sali Berishës.

Në intervistën e saj për emisionin “Noë”, Ambasadorja tha se SHBA-të nuk e ndajnë me asnjë se kush person do shpallet non grata dhe se artikujt dhe deklaratat nuk bazohen në informacion faktit.

Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm… Ne nuk e ndajmë këtë informacion me askënd”, tha Kim.