Presidenti Meta ka ftuar partitë parlamentare për këshillim lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit.
Në takim pritet të diskutohet mbi datën e përshtatshme për palët për mbajtjen e zgjedhjeve.
Më herët presidenti ka deklaruar se gjashtë bashki në vend nuk kanë kryetarë, përkatësisht Vora, Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina e Durrësi.
Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje presidentit Meta pak ditë më parë duke thënë se nuk kishte informacion se Lushnja, Rrogozhina e Durrësi nuk kishin kryetarë bashkie.