Vendosni fjalën kyçe....

Balliu zbulon 3 kandidatët e mundshëm për Bashkinë e Lushnjës


Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të krijuar nga Sali Berisha, Klevis Balliu, ka deklaruar nga qyteti i Lushnjës se janë propozuar disa emra, të cilët do t’i nënshtrohen votimeve në primare nga anëtarësia e demokratëve për të zgjedhur kandidatin për kryetar bashkie që do konkurrojë në zgjedhjet e 6 marsit.

Në prononcimin e tij për mediat, Balliu theksoi se kandidati që do përzgjidhet nga anëtarësia, do të arrijë fitore në Bashkinë e Lushnjës.

Sipas Balliut, u propozuan shtatë persona, ku nga këta të shtatë, më të spikaturit janë Arben Zajmi, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.