Vendosni fjalën kyçe....

Basha komenton pyetësorin e Ramës: Na pyet a duhet legalizuar kanabisi, kur krejt bota e ka marrë vesh aleancën e tij me baronët e kokainës


Kryetari i PD-së Lulzim Basha në takimin e tij me demokratët e Kurbinit, ka komentuar nismën e qeverisë Këshillimi Kombëtar, ku pyetësorin për qytetarët ka edhe një pyetje për legalizimin e kanabisit.

 “Na çon formularë e pyet a duhet legalizuar kanabisi ndërkohë që e ka marrë vesh gjithë bota që në Shqipëri zgjedhjet shkatërrohen e vidhen për shkak të aleancës së Edi Ramës me baronët e kokainës, me baronët e krimit.

Është përpjekja e fundit e një regjimi, por një regjimi në koma. E për fat të keq ndërkohë që e gjithë energjia e vëmendja jonë duhej të përqëndrohjej për t’i dhënën një grusht regjimit e rikthyer demokracinë, në betejën opozitare jo për të njohur rezultatin e zgjedhjeve sepse nuk pranohet por për të sjellë ndryshimin.”– u shpreh Basha.