Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai ‘nuk e ka idenë’ pse një numër në rritje votuesish e shohin atë si të paaftë mendërisht, pasi një sondazh i ri zbuloi se një pjesë e madhe e të anketuarve janë në dyshim për kapacitetin e tij intelektual.
Presidenti u pyet për këtë gjë gjatë një konference për shtyp të mërkurën, me gazetarin e Newsmax, James Rosen, që bëri një pyetje të formuluar me kujdes në lidhje me një sondazh të kryer gjatë fundjavës.
“Do të doja të ngrija një temë delikate, por me respekt të madh për arritjet tuaja të jetës dhe postin e lartë që mbani.” tha Rosen.
“Një sondazh i publikuar këtë mëngjes nga Politico-Morning Consult zbuloi se 49 përqind e votuesve të regjistruar nuk pajtoheshin me deklaratën ‘Joe Biden është i aftë mendërisht’.” – shtoi ai.
Gazetari vijoi se ‘as shumica e demokratëve që u përgjigjën nuk e konfirmuan me forcë atë deklaratë’, ndërsa Biden u përgjigj: “Do t’ju lë të gjithëve të gjykoni nëse kjo është e saktë.”
Megjithatë, Rosen vazhdoi të ushtrojë presion, duke pyetur pse ‘pjesë kaq të mëdha të elektoratit amerikan po ushqejnë shqetësime kaq të thella për aftësinë tuaj mendore’. Biden u përgjigj shkurt: “Nuk e kam idenë.”
Gratë republikane vunë në pikëpyetje gjendjen mendore të Bidenit më shumë se çdo demografi tjetër në sondazh, me 87% që thanë se ato ‘fuqishëm’ ose ‘disi’ nuk pajtohen me deklaratën se ai është i aftë.
Burrat demokratë, ndërkohë, ishin ndër më pak kritikët. Rreth 49% e votuesve të regjistruar thanë gjithashtu se presidenti nuk është ‘i qëndrueshëm’, me 43% të tjerë që deklaruan se ai është ndërsa pjesa tjetër kundërshtoi të përgjigjet.
Burri më i vjetër i betuar ndonjëherë në Zyrën Ovale në moshën 78-vjeçare, Biden është përfshirë nga shqetësime të ngjashme prej disa kohësh. Në fund të vitit të kaluar, një tjetër sondazh i Politico-Morning Consult tregoi se 48% e të anketuarve mendonin se ai ishte i paaftë mendërisht, një rritje e madhe nga vetëm një muaj më parë, kur votuesit thanë se ai ishte i aftë.