Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 mijë e 708 raste të reja me koronavirus nga plot 10 mijë e 833 testime të kryera. Ndërkohë për fat të keq, 1 qytetar nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin dhe ka ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 202 qytetarë ndërsa janë administruar 4 mijë e 731 doza vaksine.
“20 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.
Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.
Në total numri i rasteve aktive është 9.771.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë e cila përsërit apelin për qytetarët që të zbatojnë rregullat bazike për mbrojtjen nga koronavirusi.