Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj “shigjeton” Armand Dukën: Sporti shqiptar të bëhet biznes i elitës dhe jo i llumit


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka sulmuar sot në mënyrë indirekte Federatën Shqiptare të Futbollit dhe kreun e saj, Armand Duka.

Në takimin me përfaqësues të shërbimit ‘taxi’ në Tiranë, kryebashkiaku tha se sporti në Shqipëri nuk duhet të jetë më biznes i llumit. 

Ndërsa rrëfente për një takim qe kishte pasur sot me legjendën e Milanit, Gennaro Gattuso, Veliaj tha se duhet të bëhet një reformë në sportin shqiptar, që ai të bëhet biznes i elitës.

“Teksa po nisesha për këtu, u takova me Gennaro Gattuson – kush është tifoz i Milanit e njeh – me te cilin kemi disa ide të mira.

Mund të bëjmë që edhe sporti shqiptar, në vend që të jetë biznesi i llumit, të bëhet biznesi i elitës, sipërmarrja e elitës, e djemve dhe e vajzave të shkëlqyer.

Kemi shumë nevojë që edhe në sport të bëjmë të njëjtin modernizim që kemi bërë me floten e taksive elektrike.

Kur shikon se me sportin shqiptar, në vend që të merret ‘kremi’, merret llumi, mendoj se sikurse kemi bërë reformën në shumë vende të tjera, duhet të vëmë dorë dhe aty.”- tha Veliaj.