Vendosni fjalën kyçe....

Kapen dy të rinj në Kuçovë, u gjenden doza me heroinë, kanabis e metadon


Dy të rinj janë ndaluar në Kuçovë pasi akuzohen për shitje lëndësh narkotike.

Të ndaluarit janë 25-vjeçari F.M. e 35-vjeçari A.M. të dënuar m,ë parë për prodhim e shitje lëndësh narkotike.

Ata janë kapur në lagjen ‘Llukan Prifti’ të qytetit e gjatë kontrollit u janë gjetur disa doza drogë të dyshuar të llojit heroinë e kanabis si dhe metadon.

Njoftimi

“Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Bien në prangat e Policisë, 2 shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë dhe cannabis sativa. Sekuestrohen lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza, cannabis sativa, fara kanabisi dhe metadon. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F.M., 25 vjeç dhe A.M., 35 vjeç, të dy banues në Kuçovë, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë, lëndë narkotike cannabis sativa, fara cannabis sativa dhe metadon. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.”