Në takimin e tij me demokratët në Kurbin, kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u shprehur se kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë.
Gjatë fjalimit të tij, Basha tha se qtyre që bashkëpunojnë me kryeministrin Edi Rama, iu thotë “Ndal, ose jashtë!”.
“Veprat tona kanë folur qartë kur SHBA-të përcaktuan si non-grata personazhe të botës së krijimit në PS. Duke ndjekur këtë standard, me kompetencat ‘një anëtar një votë’ edhe unë kam marrë të njëjtin vendim në 9 shtator, me shpresën dhe besimin se Berisha do ia kursente demokrateve, atë që po bën dhe këto ditë të fundit.
Duke i thënë; na lë të të nderojmë për atë pjesë të mirë të historisë. Na lër të ecim para. Një standard kemi vendosur, që e ke mbështetur edhe ti. Kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë, madje më shumë se kaq. Por për fat të keq, interesa personale u vendosën para sakrificës së qytetarëve të Kurbinit dhe Lezhës. E vërtetë zoti Avokat Duka që si kemi dhënë dorën njëri-tjetrit. Do ta jap dorën. Por për ça do të akuzojnë? Nëse e kanë për kultin e individit, ata që të akuzojnë ose janë komunistë, ose janë të infektuar. Kulti i individit e ka marrë në qafë njeriut.
Ndaj në këtë sallë nuk jam për t’u fryrë sa herë dëgjoj përshëndetjet tuaja dhe emrin tim. Jam për të dëgjuar me përulësi mendimet e demokratëve dhe kritikat e drejtpërdrejta dhe për t’ju thënë e para; Ata që duan ta përçajnë PD, ata që duan ta shkatërrojnë PD, e bëjnë këtë për hesap të Edi Ramës. Atyre do iu themi; ndal ose jashtë! Ndërsa…një grusht njerëzisht janë këta që si kanë bërë llogaritë për demokratët për gjërat e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër përhumbet pas njerëzve të së shkuarës, që mund të kishin ‘pushtuar’ dhe njerëz me atë gjuhë urrejtje. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe.”- tha Basha.