Një apartament në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në katin e katërt të një pallati në zonën e Freskut,
që ishte marrë me qira nga një person me iniciale E.D. Nga flakët ka vetëm dëme materiale ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 20.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”