Në deklaratën e sotme për mediet nga Shkodra, presidenti Ilir Meta foli dhe për vendimin e parlamentit për shkarkimin e tij dhe vendimin që pritet të Gjykatës Kushtetuese.
Pas pyetjes së gazetarëve, Meta tha se vendimi ishte një farsë jashtë afateve dhe jashtë gjithë logjikës Kushtetuese dhe se kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste. Ai rikujtoi edhe 2 marsin.
“Lidhur me vendimin e parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit me farsën për shkarkimin e Presidentit jashtë gjithë afateve dhe jashtë gjithë logjikës së Kushtetutës vetëm se ka bërë një intervistë tek kolegu juaj, kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste dhe pozitive. Ne këtu do të jemi, në histori do të hyjë 2 marsi.”- iu përgjigj Meta interesimit të gazetarëve.