Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, Aurela, ka humbur babanë e saj, Xhafer Isufi.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë zona Basha përmes një postimi në rrjetet sociale. Zonja Basha shprehet se ceremonia e varrimit për babanë e saj bëhet nesër në orën 11:00, te varrezat e Sharrës.
“Lajmërim!
Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.
Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e ‘Funeral Home Herri’.
Adresa: Rr. ‘Asim Vokshi’, përballë shkollës ‘Harry Fultz’, prej ditës së sotme datë 20 Janar, deri nesër paradite.
Varrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës.
Familja pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20:00.
Me mirënjohje dhe respekt,
Familja Isufi-Hitaj-Bozhaj”– thuhet në njoftimin e publikuar nga zonja Basha.