Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshon ligji, pedofilët do dënohen me burg përjetë në Rusi


Pedofilët serialë do dënohen me burg përjetë në Rusi për abuzim të përsëritur me të miturit, sipas ndryshimeve të fundit në kodin penal që janë miratuar nga ligjvënësit.

Kryetari i Dumës Vyacheslav Volodin tha në Telegram se ‘ata që janë dënuar më parë për akte të dhunshme ndaj të miturve ose kanë kryer krime kundër dy ose më shumë fëmijëve do të përballen me dënimin e përjetshëm’.

Volodin tha se po diskutohet gjithashtu futja e rrethanave të reja, duke përfshirë, nëse dhuna kryhet nga një person që jeton me fëmijën, si dhe nga dikush që është përgjegjës për edukimin, ushqimin dhe mbrojtjen e të miturit, si dhe nga autorët që punojnë në sferën e arsimit dhe edukimit të fëmijëve.

Një qasje e re për dënimin thuhet gjithashtu se është në diskutim e bëhet fjalë për dërgimin e pedofilëve në punë të rënda në kushte rraskapitëse.

 “Ne mund t’i bëjmë ata të punojnë në miniera në territoret veriore. Kjo do të ishte shumë më e vështirë se dënimi me vdekje.” – tha Volodin.