Vendosni fjalën kyçe....

“P*derast”- Gledis Nano pas incidentit me efektivin tek “5 Maji”: Nuk jam për një polici të dhunshme


Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka paralajmëruar se do merren masa konkrete çdo punonjës policie që shfaq sjellje të pahijshme ndaj qytetarëve.

“Jam i vendosur që për çdo sjellje të pahijshme apo në kundërshtim me ligjin të çdo punonjësi policie të kryhen verifikimet dhe të dilet në masa konkrete.

Unë nuk jam për një polici të dhunshme me qytetarët, por për një polici profesionale e me rezultate të qarta dhe të suksesshme ndaj kriminalitetit.”-tha Nano.

Kjo deklaratë e tij vjen një ditë pas përplasjes së banorëve të lagjes “5 Maji” me policinë. Kujtojmë se një nga efektivët e policisë, ofendoi një qytetar të shoqëruar në furgonin e policisë duke iu drejtuar atij me fjalën “pederast”.