Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama: Kartonat i kemi në parlament, por na duhet opinioni i qytetarëve


 

Ka përfunduar mbledhja e sotme e Kryesisë së Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama ka dalë në një prononcim për mediet, ku foli lidhur me nismën e qeverisë së tij për Këshillimin Kombëtar.

Rama tha se pyetësorët në kuadër të kësaj nisme kanë nisur të mbërrijnë në shtëpitë e qytetarëve.

“Për këtë çështje dhe për Këshillimin Kombëtar që është iniciuar publikisht. Ka filluar të mbërrijnë pyetësorët në shtëpi dhe njëkohësisht përmes kanalit dixhital, smartfonit kompjyuterit të marrim pjesë në këtë këshillim. Është diçka e lirë dhe e thjeshtë, një këshillim për disa çështje, që ne nuk na mungojnë kartonat, por të marrim një opinion qytetarësh përtej llogoreve. Lidhur me çështje që prekin drejtpërdrejtë familjet shqiptare, aspektet të ndryshme si ekonomia, drejtësia” – tha Rama.

Kryeministri Rama mblodhi sot Kryesinë e PS-së në selinë rozë, pasi presidenti Ilir Meta dekretoi datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki.