Deputetja dhe nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka folur mbi çështjen e aferës së inceneratorëve.
Tabaku ka zbuluar përgjigjen që ka marrë PD nga Prokuroria e Posaçme SPAK për hetimet për inceneratorët.
Sipas saj, SPAK nuk ka treguar emra, por ka theksuar se po hetohen edhe individë të tjerë për inceneratorin e Elbasanit.
“Kam kërkuar informacion nga SPAK, e ka kthyer përgjigje që është është në hetim, përveç Lefter Kokës janë duket u hetuar dhe individë të tjerë.
Alqi Bllakon ne e kemi çuar në SPAK, sot deputet i PS është personi që duhet të ishte para drejtësisë nuk e di pse nuk po e procedon SPAK.
Firmat e zotit Bllako janë të qarta përgjegjësia e tij dhe implikimi familjar… Nuk ka kthyer përgjigje me emra SPAK por ka thënë që edhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit janë persona të tjerë që po hetohen.
Do kisha shpresuar që SPAK të kishte proceduar me të gjithë njëkohësisht e bashkë me Lefter kokën të kishin shkuar para drejtesise edhe të tjerë.”– tha Tabaku.