Vendosni fjalën kyçe....

Prishja e banesave te ‘5 Maji’, Balliu: Ka rënë shteti ligjor, skemë mafioze korruptive


Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka deklaruar se prishja e banesave te 5 Maji nuk është rastësi pasi është një skemë që është përdorur edhe në raste të tjera.

I ftuar në studion e MCN TV, Balliu theksoi se pas prishjes së banesave të 5 Maji apo më herët të atyre te Astiri, Shkozë e Bulevardi i Ri janë projektet korruptive të qeverisë e bashkisë Tiranë.

Ky nuk është një rast i vetëm, ky është një sistem nuk është rastësi ajo që po ndodh atje, janë marrë një seri hapash. Përshembull ne e kemi parë këtë situatë te Unaza, Shkozë te Bulevardi, sot në 5 maj, nesër te Lapraka, shkatërrim shëpish, arrestime. Në 2014 Edi Rama ndryshoi ligjin e legalizimit nëse kalonte një projekt te shtëpia e qytetarit shteti duhet ta legalizonte që ta shpërblente ndërsa Rama e bëri të prishë çdo shtëpi që do dhe të legalizojë pjesën që mbeten. Pas kësaj ndodhen dhe projektet që sjell qeveria me një intesitet të madh korrupsioni dhe këtu justifikimi i bashkisë është rindërtimi. Banorët i kanë çuar rreth 2 muaj më parë një letër bashkisë dhe asnjë përgjigje, pastaj një letër në SPAK dhe një kallëzim në gjykatë për hetimin e çështjes dhe në bazë të kësaj sipas ligjit teksa çështja është në hetim ti smund të shkatërrosh shtëpi deri në momentin e vendimit nga gjykata. Këtu nuk priten vendimet dhe ndërhyhet me polici dhe dhunë që janë bërë një zakon. Ai sdo tja di fare për organizim politik banori do të mbajë shtëpinë që po i ikën. Ky problem kjo dhunë është e pajustifikueshme nuk ka lidhje partia. Këta që po prishin shtëpitë në shkelje të ligjit pse nuk arrestohen, pse këto ndodhin sepse këtu ka rënë shteti ligjor dhe nesër do e shohim në Laprakë këtë panoramë dhe më vonë në një zonë tjetrë. Prandaj banorët duhet të mblidhen të gjithë te zona e 5 majit dhe të bëhen të gjithë bashkë.” – tha ndër të tjera Balliu.