Vendosni fjalën kyçe....

Ristani: Komisioni i Rithemelimit është në bisedime me LSI-në për zgjedhjet e 6 marsit


Pjesëtari i grupit të rithemelimit të PD-së Arben Ristani, tha në emisionin Open në Top Channel se do të ketë një koalicion të gjerë në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të mbahen më 6 mars.

Sipas tij, Komisioni i Rithemelimit të PD-së është në bisedime me LSI-në dhe parti të tjera, ndërsa nuk ka diçka konkrete.

Ristani u shfaq i bindur duke thënë se PD nuk do të lihet pa u përfaqësuar në çdo lloj situate të jetë,

“Regjistrimin në KQZ do ta shikojmë, janë disa forma. Gjykata duhet ta kishte shqyrtuar çështjen sepse ka mbaruar afati ligjor, por mund të ketë një vendim të shpejtë. Jemi duke biseduar për një koalicion të gjerë, në asnjë rast shumica e PD dhe e popullit nuk do të lihet pa u përfaqësuar. Koalicion me të djathtat opozitare. Nëse nuk përfaqësohet, do gjejmë një mënyrë, jemi në bisedime, do e gjejmë formën. Jemi në bisedime të LSI dhe parti të tjera“, tha Ristani.