Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një takim me strukturat në Korçë u prononcua edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Salianji tha që PD-ja do jetë në zgjedhje dhe është e gatshme për të nxjerrë kandidatët.
Ai foli gjithashtu edhe për riorganizimin që do pësojnë strukturat e Partisë në çdo qark.
“Nuk ka asnjë diskutim që PD është e gatshme, pothuajse në të gjithë kohën ka qenë në fazat e organizimit dhe kontaktit në terren për të nxjerrë kandidatët. Ne do të jemi me të gjithë potencialin dhe faktorin opozitar që te PD shihet e vetmja mundësi për ndryshim. Data 6 mars është data që u zgjodh. Ne do të jemi në betejë dhe do i fitojmë betejat. Ajo që është me rëndësi, që e shoh dhe këtu me demokratet në Korçë, ka një rikthim të ish-themeluesve që kanë kontribuar ndër vite në PD, që në fillesat e saj, që kanë qenë të zhgënjyer me këtë parti. Po shoh dhe jam i gëzuar, i kënaqur që i shoh në sallat e mbledhjes. Kemi nisur një proces riorganizmi dhe këtu. Brenda një periudhë të shkurtër do rifreskojmë seksionet dhe grup seksionet dhe kryesinë pe të ndërtuar një strukturë që do të jetë e aftë të fitojë. Shoh dhe një element tjetër që dua ta ndaj me publikun, jemi me një pozitë që kemi qenë. Sigla e PD është po këtu. S’duhet të shpërdorojnë investim të tyre që ta çojnë diku. Kontributet e tyre duhet t’i kenë në PD. Keq më vjen që disa gënjehen rendë prej foltores. Ejani në datë 11 se do rrëzojmë këtë dhe sot jemi në datë 20 dhe asgjë s’ndodh nga këto”-deklaroi Salianji.
Më tej deputeti i PD-së tha se PD-ja do ketë një kandidat zyrtar për zgjedhjet e 6 marsit që do regjistrohet në KQZ në mënyrë institucionale.
“PD do të jetë e bashkuar në 6 mars, nëse ka kandidatë si partitë e tjera. PD ka një kandidat në zgjedhjet e 6 marsit që do të regjistrohet zyrtarisht në KQZ. Nuk di që regjistrohesh në mënyrë institucionale me fjalë.
S’ka parti politike, s’ka mundësi që të krijojë një të re. Ne jemi të gatshëm që të përballemi me faktorët e këqij të trazicionit. Atë që është bërë keq në 30 vite s’mund ta zhbëjnë ata që janë përgjegjësit kryesor të bërjes keq të të gjithë elementëve në 30 vite. Pas 30 vitesh dilet dhe thuhet nga Berisha që unë do zgjidh çështjen e pronarëve të ligjshëm. Dhe s’ka bërë asgjë! Ka ardhur koha që në politike të votëbesohen njerëz mbi meritën dhe jo mbi bazë të mashtrimeve dhe lidhjeve nepotike. Shpesë ka për të fituar zgjedhjet dhe ne do i fitojmë ato. Në PD duhet të rrinë demokratët dhe është bashkim me vlerat, perëndimore dhe të demokracisë, që janë sakrifikuar dhe kanë sakrifikuar qindra mijëra njerëz në burgje duke u vrarë, për të bërë Shqipërinë si Europa. Jo gjithçka bëhet për pushtet, nuk vidhet për pushtet, nuk vritet për pushtet. Ngjarja e 8 janarit ishte një ngjarje e turpshme. Unë kam qenë brenda atë ditë, ishte një situatë e jashtëzakonshme, përtej imagjinatës.”, tha Salianji.