Theo Hernandez do të vazhdojë ta veshë fanellën e Milanit.
Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari për The Athletic, ku ka treguar se agjenti i tij ka nisur bisedimet me klubin për rinovimin e kontratës.
“Jam shumë i lumtur te Milani . Jemi duke diskutuar rinovimin e kontratës sime dhe gjërat po shkojnë shumë mirë”, u shpreh ai.
Raportohet se Theo dhe Milan po diskutojnë për një kontratë pesë vjeçare, çka do të t’i jepnin një goditje të madhe Paris Saint Germainit, që po planifikon me të gjitha forcat ta marrë atë në afatin kalimtar të verës.