Një makine në fshatin Zallë të Krujës i është vënë një sasi lënde plasëse e cila e ka dëmtuar pjesërisht.
Makina është në pronësi të shtetasit L.T dhe ka qenë e parkuar pranë banesës së tij.
Shtetasi L.T është me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe aktualisht ishte në “Arrest në shtëpi”.
“Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”-thuhet në njoftimin e policisë.