Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e 3-vjeçares në spital, policia procedon penalisht mjekun në Elbasan


Një mjek në Elbasan është proceduar penalisht nga ana e policisë lidhur me vdekjen e 3-vjeçares ditën e djeshme në spitalin e qytetit.

Sipas policisë, e mitura ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës së trajtimit mjekësor duke proceduar 47-vjeçarin me iniciale A.G., mjek në spitalin e Elbasanit.

Njoftimi

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”