Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja dhe groposja e Eglantina Bucit, Prokuroria kërkon nga 25 vite burg për babanë dhe vëllanë e saj


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga 25 vite burg për babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Bucin të akuzuarit për vrasjen dhe groposjen e vajzës dhe motrës së tyre Eglantina Bucit, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2012.

Kujtojmë se trupi i Eglantina Bucit u gjet në malin me gropa më 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj.

Në pretencën e dhënë sot nga Prokuroria, thuhet se babë e bir akuzohen për veprën penale vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Buçi për kryerjen e veprës penale vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Faik Buçi për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burg. Deklarimin fajtor të Faik Buçit për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe dënimin me 1 vit burgim, në total me një dënim të vetëm prej 25 vitesh burg.”– thuhet në pretencën e prokurorisë.

Dyshimet janë se babai Faik Buci kishte planifikuar vrasjen, ndërsa vëllai i vajzës, Shkëlzeni, e kishte ekzekutuar të renë me plumb në kokë te Mali me Gropa. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 shtator 2012.

Policia thotë se më pas, të dy babë e bir tentuan të fshehin kufomën dhe historia mbeti e pazbardhur për 8 vite. E gjithë kjo ndodhi vetëm pse 23-vjeçarja asokohe ishte larguar nga shtëpia për të bashkëjetuar me një person, por këtë e kundërshtonin babai dhe vëllai i saj.